Itali – “Turisti” shqiptar arrestohet me 70 mijë euro kokainë
Një i ri shqiptar po ecte si turist mes njerëzve të shumtë dhe për banorët nuk kishte asgjë të pazakontë. Por, ai nuk i shpëtoi dot vëzhgimit të policisë për shkak të mënyrës se si lëvizte. Shqiptari u ndoq nga policia dhe ju ndërmor një kontroll. Atij iu gjetën 523 gram kokainë, vlera e të cilës në tregun me pakicë është rreth 70 mijë euro. Droga ishte e ndarë në 5 porcione të vogla. Shqiptari u arrestua në në Mestre të Venecias në Itali. Ai përfundoi në burg nën akuzën e trafikut të paligjshëm të drogave narkotike dhe substancave psikotrope. Hetimet janë në vazhdim për të zbuluar kanalet e tjera të trafikut në zonën e Mestre dhe në Venecia.