Shkolla profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat u zgjodh si destinacion për organizimin e konferencës së dytë rajonale të turizmit në qarkun e Shkodrës.

Me pjesëmarrjen e shoqatave promovuese të turizmit, nxënësve dhe stafit mësimor të shkollës, nënkryetari i këshillit të qarkut Maxhid Cungu u shpreh optimist për interesin e shtuar të të rinjve ndaj arsimit profesional. Cungu tha se është domosdoshmëri angazhimi i këtyre të rinjve në sektorin e turizmit.

Shoqata italiane COSPES, bashkëorganizatore e kësaj konference i jep përparësi turizmit si mundësi punësimi për të rinjtë. Të tjerë gjithashtu e shohin zhvillimin e turizmit si një mënyrë për të shmangur emigracionin masiv nga zonat rurale. Mikpritësi i kësaj konference, drejtori i shkollës Shkëlqim Shimaj foli për nevojën që kanë nxënësit të përfshihen në projekte të turizmit.

Artikulli paraprakPAS HAHN E KUKAN, REAGON FLECKENSTEIN: PËRGJEGJËSIA ËSHTË E QARTË
Artikulli tjetërBALLA: LETRA E HAHN MESAZH TEPËR I QARTË PËR PARTINË DEMOKRATIKE