Pamjet qe shihni tregojnë turizmin e vitit 2018-në Shkodër.Liqenit të Shkodrës i janë larguar pushuesit , por i janë afruar bagëtitë.

Lopët kullosin në afërsi të bregut të liqenit ditën për diell duke treguar edhe një herë neglizhencën institucionale dhe një menaxhim jo të efektshëm të nje prej zonave më atraktive turistike të qytetit të Shkodrës.

Liqeni vijon te ngushtohet cdo dite nga bimesia . Ato e shoqërojnë liqenin në cdo vend duke rënduar së tepërmi ekosistemin. Kjo gjë reflektohet edhe në bregun e tij ku bimësia e shumtë ofron një pamje të shëmtuar.

Kamera e Star Plus ka vëzhguar gjendjen e liqenit dhe duket se degradimi I tij vazhdon dita – ditës . Problematikat e shumta të liqenit nuk po gjejnë zgjidhje edhe pse nuk kanë munguar aktivitetet vullnetare për të , ndotja vazhdon të jetë e pranishme.

Kjo perle e natyres qe i është ofruar Shkodres eshte padyshim shembulli me i mire sesi dora e njeriut degradon cdo dite mjedisin e perbashket.

Shto ketu dhe faktin qe miliona euro financime jane ofruar per zhvillimin e kesaj zone , e megjithatë parate eshte njesoj

sikur te jene humbur ne ujrat e ketij liqeni pasi asnje efekt nuk eshte ndjere ne zhvillimin e tij, vetem sa pamja e tij ka degraduar dita dites para syve tane.

 

Artikulli paraprakNUK IKIN VETËM EMIGRANTË, 651 QYTETARË KËRKUAN TË HEQIN DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE NË 2017
Artikulli tjetërSHKODËR, NË 7 MUAJ 20 AKSIDENTE ME 15 TË VDEKUR