Teksa sezoni turistik ka nisur dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, mushkonjat dhe insektet e tjera duket se do jënë problem edhe këtë vit në Shëngjin.Prania e madhe e tyre sidomos gjatë orëve të mbrëmjes është kthyer në një shqetësim serioz për pushuesit.
Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e dezinsektimit, i cili nuk është bërë ende.Pushuesit vlersojnë maksimalisht Shëngjinin, por kërkojnë ndërhyrje për ti dhënë zgjidhje problemit të mushkonjave, pasi me rritjen e temperaturave situata do të jetë më shqetësuese.
Duke ju referuar eksperiencave të kaluara, dezinsektimit i zonave turistike të Lezhës është realizuar që në muajin maj, por ky është viti i dytë radhazi që diçka e tillë nuk po ndodh.Interesit të Star Plus Tv për këtë çështje drejtuesja e Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë Zojë Zefaj nuk ju përgjigj, duke mos dhënë asnjë sqarim se çfarë do të behet me dezinsektimin e zonave turistike.