Jetojnë pranë bregdetit, por mungesa e investimeve i ka lënë pas në kohë.Kjo është situata në brendësi të lagjeve në zonen turistike të Shëngjinit.Rrugë të shkatërruara dhe prezence e ujerave të zeza është panorama që të sërviret.

Mungesa e investimeve ju ka vështiresuar jetesen banoreve të cilët thonë se kërkesat e tyre për ndërhyrje nuk kanë marrë asnjehere vemendje përgjatë 30 viteve. Duke qenë se Shëngjini është një zonë me petencial të jashtëzakonshem në turizem, banoret kërkojnë që pushteti vendor të ndërhyje në sistemimin e lagjeve.

Burime nga Bashkia Lezhë bëjnë me dije se ka një projekt për sistemimin e lagjeve të Shëngjinit, por nuk mund të ndërhyhet pa u zbatuar projekti i kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza që pritet të nisë së shpejti.

Artikulli paraprakHARROHET KRIZA, NDRIÇUESIT E RRUGËS NDEZUR 24 ORË
Artikulli tjetërPANAIRI NË SHKODËR, ARTIZANËT REKLAMOJNË PUNIMET E TYRE