Teksa kemi hyrë në mesin e sezonit turistik, furnizimi me uje të pijshëm është kthyer në shqetësim në Shëngjin.Situata më problematike paraqitet në zonen e Kunës, ku uji rrjedh radhe herë në çezma, e madje është i pakonsumueshem për shkak të ndotjes.
Në këto kushte familjar e biznese detyrohen ta blejnë ujin për të larë dhe konsumuar përmes autoboteve, çka e tregojnë dhe këto pamje.
Kjo situatë e cila është e vazhdueshme po dëmton turizimin në këtë zonë e cila është mjaft e frekuentuar gjatë sezonit të veres.
Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Lezhë bën më dije se po bëjnë të pamunduren per furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshem të Shëngjinit, por zgjerimi i kësaj zone turistike me ndërtime të reja i ka vënë në vështiresi.Kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje me ndërtimin e ujësjellësit, investim i cili pritet të nisë së shpejti.