Treguesit që kanë lidhje me turizmin, dhe aktivitetin e strukturave akomoduese në të gjithë vendin u përmirësuan ndjeshëm në muajin shkurt 2022 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 51,2%, në krahasim me Shkurt 2021 dhe numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 86,4%, në krahasim me Shkurt 2021. Numri i net-qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 76,0% dhe numri i net-qëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me 97,9%.

Numri i vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër, ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,2 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 75,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë prej 74,3%.

Në muajin shkurt 2022, numri më i lartë i vizitorëve në “Rajonin Qendër“ me rritje 53,4%, sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” 66,8%.

Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 86,4%, në krahasim me muajin Shkurt 2021. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 2,1 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 2,1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritjen më të lartë prej 79,3%. Në muajin shkurt 2022, numri më i lartë i net-qëndrimeve është realizuar në “Zonat Jo-bregdetare” me 53,7%.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 8,8%, kundrejt 6,2% që ishte në muajin Shkurt 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 7,7%, kundrejt 4,8% që ishte në muajin Shkurt 2021.

INSTAT llogarit dhe publikon treguesit mujorë të statistikave të akomodimit që përbëjnë ofertën turistike në vend. Qëllimi i vrojtimit mbi strukturat akomoduese është të monitorojë aktivitetet turistike, të llogarisë treguesit statistikor mbi ofertën akomoduese të turizmit shqiptar, që janë të rëndësishëm për të përcaktuar tendencën e zhvillimit të kapaciteteve të sektorit të turizmit.

Të dhënat mblidhen çdo muaj nëpërmjet pyetsorit “Anketa e Strukturave Akomoduese”. Në anketën e strukturave akomoduese përfshihen të gjitha strukturat akomoduese turistike nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve të vitit 2020.

Strukturat akomoduese turistike përfshijnë hotele, resort hotelier (kompleks turistik), hotel suita / apartamente, motele. Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra përfshin shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore./ MONITOR

Artikulli paraprakVRANËSIRA DHE RESHJE SHIU, SI DO TË JETË MOTI GJATË DITËS SË SOTME
Artikulli tjetërNJIHET SI NJERIU MË I PASUR I BOTËS, HABIT ELON MUSK: S’KAM SHTËPI, KONSUMI IM VETJAK S’ËSHTË I LARTË!