Turizmi dhe bujqësia si indikatoret kryesor të zhvillimit ekonomik do të jenë në fokusin e Bashkisë Lezhë përgjatë 3 viteve të ardhshme.Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu gjatë një konsultimi publik për nivelin e taksave, tarifave dhe prioritetet e investimeve në të gjitha njesitë administrative.Brenda kësaj vere bashkia do të dalë nga borxhet prapambetura dhe kjo do ti hapë rrugë investimeve tha Ndreu.

Prioritet i investimeve do të jetë infrastruktura rrugore në Lezhë dhe Shëngjin, ndërsa shumë shpejt pritet të investohet by-passi i Shëngjinit dhe rruga Milot-Balldren.

Lezha është një zonë me potencial të jashtëzakonshem turistik, por edhe bujqësor ndaj dhe vemendja është përqëndruar për zhvillimin më tej të këtyre dy sektoreve.

Artikulli paraprakRRUGA ADRIATIKO-JONIANE MURIQAN-LEZHË
Artikulli tjetërNEFROLOGIA TURKE I BASHKOHET “HOSPITAL ONE”