Euro zhvlerësohet ndjeshëm ndaj lekut. Aktualisht në tregun e këmbimit valutor në vend një euro po shkëmbehet mesatarisht me 119.4 lekë i cili rezulton niveli më i ulët i regjistruar gjatë këtij viti. Në këtë periudhë euro u ul duke kapur nivelin e 119.4 lekëve e ndikuar nga prurjet e turistëve por edhe prej rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë. Agjentët financiarë parashikojnë që monedha europiane do të vijojë të zhvlerësohet edhe më tepër gjatë muajve korrik e gusht pasi pritet rritje e ndjeshme e eurove në qarkullim si pasojë e turizmit.

Një tjetër arsye e forcimit të euros është edhe rritja e ndjeshme e remitancave që kanë sjellë emigrantët. Zhvlerësimi i euros ndaj lekut është pozitive për të gjithë ata persona që kanë marrë kredi në monedhën evropiane por edhe për qeverinë shqiptare pasi paguan më pak interesa për borxhin publik. Ndërsa ata që preken negativisht nga fenomeni i zhvlerësimit janë eksportuesit që i blejnë mallrat me euro dhe i shesin në lekë dhe padyshim depozituesit të cilët përfitojnë më pak të ardhura.

Duke qene se monedha evropiane pritet të zhvlerësohet sipas ekspertëve qytetarët apo bizneset duhet të jenë të kujdesshëm për të blerë apo shitur valutë. Po ashtu edhe dollari amerikan ka pësuar një zhvlerësim gjatë ditëve të fundit.

Artikulli paraprak“MOS PËRSËRISNI GABIMET E TË KALUARËS”, DRAGHI: ELIMINONI VARËSINË NGA ENERGJIA RUSE!
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 27 QERSHOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT