E njohur si një zonë me traditë dhe histori të lashtë, në Mirditë po merr vemendje edhe turizmi etno-kulturor.I kthyer në atraksion turistik gjatë 10 viteve të fundit, muzetë e ngritura në pallatin e kultures po tërheqin vizitor të shumtë vendas dhe të huaj, të cilët kërkojnë të njihen me kulturen, traditen dhe historinë e kësaj treve.

20 mijë është numri i vizitoreve përgjatë 10 viteve kur janë hapur këto muze, ndërsa 500 kanë qenë vetem këtë sezon veror thotë Drejtori i Pallatit të Kultures në Rrëshen Gjergj Marku.

Ndërkohë zhvillimi sa më shumë i turizmit kryesisht në fshatrat e Mirditës po shihet si një mundësi e mire për të nxitur punësimin dhe ndaluar shpopullimin e Mirditës, por kërkohen më teper vemendje dhe investime në këtë drejtim.

Artikulli paraprakAPELI NË STAR PLUS, KARROCË PËR ALEKSANDRIN
Artikulli tjetërTRUPA NGA DIBRA E MADHE SHFAQJE NË SHKODËR