Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe këtë seancë Kuvendi i Shqipërisë nisi me debate, të cilësuara edhe nga vetë deputetët si “jo serioze”. Projektligji për turizmin, i cili u kërkua nga një grup deputetësh të mazhorancës për tu futur në rendin e ditës të kësaj seance, u bë shkak për nisjes e debateve që në fillim të seancës.
Në mes të debateve, krye parlamentari Ilir Meta ndërpreu seancën për të thirrur në mbledhje Konferencën e Kryetarëve e vendosi mbajtjen e një seance të posaçme parlamentare për këtë draf më 27 korrik.