Viti 2023 kishte si kryefjalë turizmin në Shqipëri, duke hapur një faqe të re jo vetëm sa i përket fluksit të turistëve, por edhe të gjithë industrisë që lidhet me këtë sektor, duke filluar nga ai i bareve dhe restoranteve, shtëpive me qira, shitjeve dhe blerjeve të pasurive të patundshme, agroturizmit, bujqësisë, infrastrukturës, botës së spektaklit, por edhe një sërë sektorësh të tjerë. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro vlerëson se suksesi i turizmit në vitin 2023 me 10 milionë turistë të huaj, është rezultat i punësdhe koordinimit të mirë të të gjitha institucioneve publike, por edhe subjekteve private që operojnë në turizëm ndërsa viti 2024 do të jetë prova e zjarrit.

“Viti 2024 do të jetë ‘prova e zjarrit’, sepse ashtu si për publikun, edhe për qeverinë kjo është diçka e re, e paprovuar më parë. Kjo s’do të thotë që duhet të rrimë edhe të presim ç’do të ndodhë. Sigurisht që kemi nisur të përgatitemi që nga masat për pastrimin e vendit, përmes asistencës në 8 bashki bregdetare për pastrimin e territorit të tyre, tek inspektimet në terren gjatë sezonit veror për respektimin e rregullave si stacion plazhi dhe ndotjen akustike” deklaroi ministrja në një intervistë

Tashmë sektori privat ka konfirmuar 35% më shumë kontrata për vitin e ardhshëm ndërsa objekviti është i qartë

“Sektori privat konfirmon që ka 35% më shumë kontrata për vitin tjetër. Por synojmë turistë që qëndrojnë më gjatë dhe të shpenzojnë më shumë.
Me ndryshimet në ligjin për turizmin do të tatohen edhe shtëpitë që jepen nëpërmjet disa platformave që ofrojnë shërbimin me qira të shtëpive apo vilave. Të gjitha platformat dhe bizneset që ofrojnë shërbim akomodimi duhet të kategorizohen, sepse jemi në një moment që turizmi po kthehet në industri të mirëfilltë dhe duhen rregulla të barabarta për të gjithë, për të respektuar konkurrencën e ndershme. Mosdeklarimet nuk do të tolerohen më. Ne kemi krijuar shumë lehtësi për investimet në turizëm, siç edhe i përmenda më parë, por ama shteti nuk mund të mos vjelë taksa nga një numër i konsiderueshëm i strukturave akomoduese, sepse sa më shumë rriten flukset, aq më shumë rriten kostot e qeverisë për sa i përket pastrimit, shërbimeve, promovimit etj’ tha Kumbaro në një intervistë

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË QENDËR TË FIERIT, RAPORTOHET PËR NJË TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërMES SHQETËSIMEVE PËR SULMIN E ANIJEVE TREGTARE NË DETIN E KUQ, ÇMIMI I NAFTËS BIE ME 2%