Numri i turistëve në vend gjatë periudhës së muajit janar është rritur me 94.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë janarit të këtij viti, në territorin shqiptar hynë 377 mijë shtetas të huaj. Por gjithashtu edhe daljet e shqiptarëve nga vendi kanë qenë të larta. Sipas shifrave të INSTAT, në janar kanë dalë nga vendi 542 mijë shtetas shqiptarë me një rritje prej 45.8% në bazë vjetore. Ndërsa hyrjet e shqiptarëve në vend gjatë të njëjtës periudhë të këtij viti, janë 833.450. Gjithashtu edhe ky tregues ka shënuar rritje prej 83.6% krahasuar me janarin e vitit 2022. Në total, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2023, janë 954.933, duke shënuar një rritje me 57,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Hyrjet në vend
Në Janar 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 456.239. Ky numër është rritur me 75,6%, krahasuar me Janar 2022. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 377.211. Ky numër është rritur me 94,2 %, krahasuar me Janar 2022.
Daljet nga vendi
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2023 janë 542.113. Krahasuar me Janar 2022, ky numër është rritur me 45,8%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2023, janë 412.820. Krahasuar me Janar 2022, ky numër është rritur me 75,3%.
Ndërsa në Janar 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 366.257 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 7.051 dhe 1.308 shtetas.