Vizitorët shqiptare dhe të huaj që vizitojnë Alpet në Veri të Shqipërisë i lidh një e përbashkët. Pëlqejnë natyrën, sportin dhe aventurën por kur vjen puna tek shpenzimet kanë diferenca.

Në Planin Sektorial të Turizmit për rajonin e Alpeve Shqiptare, që tashmë ka kaluar hallkat e miratimit dhe ka nisur zbatimin dhe ku caktohen edhe objektivat deri në vitin 2031, janë të publikuara edhe rezultat e disa pyetësorëve.

Rreth 1405 vizitorë të cilët janë pyetur gjatë fazës së hartimit të dokumentit për aktivitetet kryesore dhe arsyet pse pëlqejnë Alpet duke nënvizuar edhe koston për secilin.

Edhe pse shqiptarët janë prezentë në fakt 67 për qind e atyre që vizitojnë Alpet, sipas anketës janë të huaj.

Profili pak a shumë është i njëjtë si turisti shqiptar në moshën 25-45 vjeç me arsim të lartë por që preferojnë në vend të hoteleve, në bujtina dhe kampingje me pamje tërheqëse.

Periudhë më të gjatë qëndrimi kryesisht 3-ditore, duke shpenzuar rreth 81 euro në ditë, ku transporti zë rreth 56% të buxhetit të tyre ditor.Aspektet kryesore që i shtyjnë vizitorët të frekuentojnë zonën e alpeve janë:

interesi për natyrën, cilësia e peizazhit, mikpritja, stili i jetesës dhe mundësia për të takuar popullsinë lokale”, thuhet në plan. Sakaq aktivitetet kryesore dominohen nga ecja në natyrë, fotografimi, pikniku dhe gastronomia lokale.

 

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, PËRUROHET BURGU I REÇIT
Artikulli tjetërMË NË FUND VJEN LAJMI I MIRË PËR RRUGËN E THETHIT