Lezha ne oferten e saj turistike ka shume per te dhene por eshte fokusuar vetem tek bregdeti. Operatoret turistike dhe agjencite nuk hartojne paketa turistike dhe nuk e shohin ate si gjitheperfshirese e aq me shume te shohin pertej biznesit te tyre. Ky shqetesim u ngrit nga kryebashkiaku i Lezhes Pjerin Ndreu, gjate nje takimi me operatoret dhe agjencite turistike, i cili kerkoi me shume perfshirje dhe te shohin zhvillimin e ketij sektori si nje pakete e vetme.
Operatoret turistike pranojne se nuk eshte punuar ne kete drejtim dhe eshte e nevojshme qe te bashkpunohet duke ndertuar edhe brandin e zones por ka patur veshtiresi edhe per shkak te mungeses se udherrefyesve turistike.
Ne kete takim eshte biseduar edhe mbi rritjen e bashkpunimit ndermjet institucioneve lokale dhe bizneseve te turizmit dhe ne kete pike eshte dakortesuar ngritja e nje bordi turizmi qe do te fokusohet tek promovimi dhe ndertimi i paketave turistike.