Rajoni i Lezhës ofron turizem ne te gjitha stinet, por shfrytëzohet vetem ai bregdetar gjatë 3 muajve të veres.Mungesa e ofertave turistike, po i mban vizitoret dhe turistet larg Lezhës.Kjo problematike bëri bashkë agjensite turistike Kosovare, Operatoret turistik në Lezhë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Kryebashkiaku I Lezhes Pjerin Ndreu, tha se po punohet për përgatitjen e paketave turistike me përfshirjen e të gjitha petencialeve të këtij rajoni.
Mbi 60% e pushuesve kosovar në Shqipëri, këtë sezon veror i kanë kaluar pushimet në bregdetin e Lezhës, por nevojiten paketa turistike gjithvjetore, u shprehen përfaqësuesit e agjensive turistike kosovare.
Gjatë këtij takimi dy palesh u kërkua që ti jepet prioritet turizmit patriotik, i cili po funksionin mësëmiri gjatë viteve të fundit.