2023 ka qenë një vit i suksesshem për turizmin edhe në Mirditë.Kjo zonë me bukuri natyrore, kulture, histori dhe traditë është vizituar nga rreth 60 mijë turiste, ku mbi 1 mijë prej tyre kanë frekuentuar dhe qendren e informimit turistik INFO-KULLA MIRDITA, e cila është ngritur 6 vite më parë.

Pjesa më e madhe e turisteve kanë qenë nga vende të ndryshme të Evropes por nuk kanë munguar as të ardhurit nga kontinente të tjera, ndërsa interesi i tyre ka qenë për gjithçka ofron Mirdita.

Për zhvillimin e turizmit në Mirditë gjatë viteve të fundit janë hapur dhjetra km shtigje në disa zonë, por problem mbetet infrastruktura rrugore e degraduar.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 321-VJETORI I KUVENDIT TË ARBËRIT
Artikulli tjetërBABAI I MUSTAFIT NË TRIBUNËN E “LORO BORIÇIT”