Shërbimet kanë shënuar ecuri pozitive në tremujorin e dytë të vitit 2024 të ndikuara dhe nga turizmi. Ndryshe nga sektori i prodhimit që ka pasur një aktivitet negativ në tremujorin e dytë të këtij viti, përveç ndërtimit që ka shënuar rritje. INSTAT ka publikuar statistikat për tremujorin e dytë të vitit mbi shërbimet, që përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2024. Të gjithë sektorët kanë raportuar rritje të shitjeve, që më e fortë ishte për hotelet me 17.1% në tremujorin e dytë. Edhe në restorante shitjet ishin 11% më të larta krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023. E njëjta tendencë ka vijuar dhe me pagat, që kanë vazhduar të rriten, sidomos në hoteleri e restorante, duke reflektuar problematikën me gjetjen e fuqisë punëtorre.

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, me rritje
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Transport, Magazinim dhe Postë ecuri pozitive
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 5,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Informacion dhe Komunikacion, me rënie
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,5%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,9%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Agjenci udhëtimi
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Artikulli paraprakNIS NGA 1 TETORI, SA LEKË DO TË MARRIN PENSIONISTËT? RRITJA MESATARE DO TË JETË ME…
Artikulli tjetërDIALOGU KOSOVË-SERBI, KRYENEGOCIATORËT SOT TAKIM NË BRUKSEL