Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Turizmit, Universiteti i Shkodrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës kanë organizuar një Work shop të titulluar “Turizmi për të gjithë”.
Të pranishëm në këtë takim kanë qënë përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës, organizatave jo qeveritare që operojne ne territorin e BAshkise Shkodër, si dhe pedagoge të Universitetit të Shkodrës. N/Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi, gjatë fjalës së saj u ndal tek rëndësia e zhvillimit të turizmit në Bashkinë e shkodrës, e cila sot falë reformës territoriale ka një sërë resursesh. Drejtori i Turizmit në Bashkinë Shkodër, Gentian Mema, gjatë fjalës së tij u ndal të hapja e zyrës së informacionit për turistët në zonën e Thethit. Bashkia e shkodrës ka organizuar një sërë aktivitetesh gjatë kësaj të marte me qellim promovimin e vlerave turistike të Bashkisë së Shkodrës, që nga Thethi deri në Velipojë.