Kryeministri Rama në pikun e sezonit veror ka ndarë në Facebook disa shifra që dokumentojnë numrin e vizitorëve të huaj krahasuar me një vit më parë.

Rama shkruan se nuk janë llogaritur këtu kosovarët të cilët prej 1 qershorit hyjnë lirisht pa ndaluar në kufirin tonë.

Sipas shifrave, numri i vizitorëve në muajin korrik krahasur me një vit më parë është rritur me 21.9%. Numri i turistëve në gusht, ndryshe nga viti që lamë pas është rritur me 45%.

‘Ja si janë rritur vizitorët e huaj të Shqipërisë turistike në muajt qershor e korrik, si edhe në 7 ditët e para të gushtit

*nuk llogariten këtu shtetasit e Kosovës, të cilët prej 1 qershorit hyjnë lirisht pa ndaluar në kufi’- shkruan Rama.

Kujtojmë se në bazë të dhënave të raportuara nga INSTAT, në 6 muajt e para të këtij në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.55 milionë qytetarë, shtetas shqiptarë ose të huaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.68 mln hyrje në vend, ndërkohë që është tejkaluar ndjeshëm edhe viti 2019, i fundit normal para nisjes së pandemisë së COVID-19.

Edhe ky sezon dominohet nga kosovarët, pasi këtë gjashtëmujor kanë hyrë në vend 12,6 % më shumë shtetas nga ky vend. Janë në total mbi 969 mijë shtetas kosovarë që kanë hyrë në Shqipëri në këtë gjashtëmujor, nga rreth 861 mijë që ishin në të njëjtën periudhë vjet. Pastaj me numrin më të lartë të hyrjeve është Maqedonia e Veriut me 289 mijë, ndjekur nga Greqia e Mali i Zi me nga mbi 199 mijë.

Sipas raportit rritjen më të madhe e kanë regjistruar hyrjet nga Greqia me 5,1 herë me të njëjtën periudhë të vitit 2021.Sa i përket daljeve nga Shqipëria, INSTAT raporton se gjatë muajit Qershor 2022, janë 1.262.925 duke shënuar një rritje me 44,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2022 janë 498.857.

Krahasuar me Qershor 2021, ky numër është rritur me 34,2 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2022, janë 764.068. Krahasuar me Qershor 2021, ky numër është rritur me 52,3 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2022, është 2.519.533 duke u rritur 47,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 11.08.2022
Artikulli tjetërNIS NGA SHKODRA PETICIONI “DREJTËSI PËR JONADËN”