Edhe ky fillim viti ka sjellë një numër të lartë turistësh në zonat malore.
Pas zhbllokimit te rrugës në drejtim të Thethit ka pasur nje fluks te shtuar turistësh jo vetëm nga Shqipëria por dhe të huaj .
Silvio Deçka turoperator turistik nga Tirana thotë se ka pasur një rritje të përgjithshme të turizmit si në det dhe në mal të reflektuar edhe tani në stinën e dimrit.
Shqetësim për operatoret turistik është rritja artificiale e çmimeve që ka rënë në sy vitet e fundit që mund t’a dëmtojë turizmin. Eksperienca të ngjashme kanë ndodhur me vendet fqinje.