Teksa ka mbetur më pak se 1 muaj nga hapja e sezonit turistik në disa pika të territorit të Shkodrës, bashkia ka mbledhur partnerët e saj strategjikë për të diskutuar mundësitë e zhvillimit të turizmit.

Drejtori i drejtorisë së turizmit nga ana tjetër ftoi të gjitha bizneset e Shkodrës që të paraqesin broshurat e tyre turistike pranë institucionit të bashkisë. Kjo pasi në dy data gjatë muajit prill, Shkodra do të marrë pjesë në panaire për promovimin e turizmit. Pjesë e diskutimeve ishin gjithashtu edhe përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Rajoneve, përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile dhe pedagogë të universitetit “Luigj Gurakuqi”. Qëllimi I këtij takimi ishte diskutimi I mënyrave për zhvillimin e turizmit. Një iniciativë e nisur së fundmi është edhe zyra e informacionit turistik, e cila ka munguar prej 2 vitesh. Ndërkaq, Drejtoria e Turizmit ka lajmëruar se hapja e sezonit turistik në Velipojë dhe në Theth do të bëhet përkatësishtr në datat 1 dhe 27 Maj.

Artikulli paraprakNJË KRIZË E RE RREZIKON GREQINË
Artikulli tjetërRUSI, DY SHPËRTHIME NË METRONË E SHËN PETERSBURGUT