Rreth 45-sportistë, përfaqësues të tetë shteteve të huaja, janë pjesë e turneut ndërkombëtar të tenisit “Shkodra Open Tennis Junior” për grupmoshat U-16, i cili po zhvillohet për disa ditë me rradhë në kompleksin sportiv Adriatic Tennis Park. Kështu, Sllovenia, Estonia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Kina dhe Italia përfaqësohen në këtë aktivitet me tenistët e tyre. Organizatori Alban Dani, thotë se këto turne i shërbejnë shumë zhvillimit të tenisit.

Drejtorja e këtij turneu, Blearta Ukëhaxhaj, tha se ky aktivitet është shumë i rëndësishëm, duke qenë se bëhet fjalë për një eveniment ndërkombëtar.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Tennis Europe, Murat Aykaç shpreson që edicionet e ardhshme të ketë pjesëmarrje më të madhe.

Trajnerja sllovene Claudia Valent, vlerëson këtë turne që për sportistet e saj është me rëndësi.

Ndërkohë, edhe tenistja kineze, Xinran Sun, shprehet se ndihet mirë me pjesëmarrjen e saj në këtë aktivitet, pasi organizatorët kanë qenë shumë mikëpritës.

“Shkodra Open Tennis Junior” do të zgjasë deri me datë 15-shtator, kur do të zhvillohen edhe ndeshjet finale.

Artikulli paraprakTELAT SI “RRJETË MERIMANGASH”, REAGON OSHEE
Artikulli tjetërTEMPERATURAT DO TË PËSOJNË ULJE TË LEHTË NË MËNGJES, SI PARASHIKOHET MOTI PËR SOT