Ekipi U-16 i akademisë Vllaznia po merr pjesë në një turne të rëndësishëm ndërkombtar që po zhvillohet në Ulqin të Malit të Zi.

Skuadra shkodrane ka zhvilluar ndeshjen e dytë përballë ekipit të njohur të Rusisë Lokomotiva e Moskës. Edhe pse përballë një kundërshtari të mirëpërgatitur 16-vjeçarët e Vllaznisë kanë barazuar 1-1 dhe kanë patur mundësi ta fitojnë ndeshjen. Rusët kanë shënuar golin në pjesën e parë pas 3 rasteve të humbura nga Vllaznia ndërsa në të dytën rusët kanë shënuar një autgol duke bërë që sfida të barazohet në 1-1. Pas ndeshjes trajneri Elis Legata tha se e rëndësishme është pjesëmarrja në turne të tillë të rëndësishëm ndërkombëtar. Tekniku Legata shpreson për një përfaqësim sa më dinjitoz. Kjo është hera e parë që 16-vjeçarët e Vllaznisë marrin pjesë në një turne të tillë që do të zgjasë për disa ditë dhe shkodranët shpresojnë që të renditen ndër vendet e para duke qenë se deri tani kanë marrë rezultate pozitive.

Artikulli paraprakISH-TË PËRNDJEKURIT, NDRYSHON SKEMA E DËMSHPËRBLIMIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA, 570 MLN LEKË PARASHIKON BASHKIA NË BUXHETIN 2016