Marrëdhënia mes Beniadës dhe Monikës është acaruar sërish pas diskutimeve të djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip.

Në momentin kur të gjithë banorët kanë komentuar ngjarjet më të bujshme në shtëpi, aktorja e ironizoi Beniadën duke e imituar gjë e cila e irritoi tepër modelen.

“Nuk të kam tallur asnjëherë, mos më tall as ti”,- tha ajo e përlotur dhe e nervozuar.

Të dyja kanë ngritur zërin, teksa Monika e ka pyetur se çfarë ka qenë duke bërë dhe i ka thënë kujdes gjithë kohës.

“Turp të kesh”, i është drejtuar pak më vonë Beniada e nervozuar Monikës.

Kjo përballje duket se la një shije të hidhur tek Monika e cila nuk nguroi të japë komentet e saj edhe tek banorët e tjerë.

“Unë jam njeri i tolerancës dhe atë vajzë mund të shkoj që tani, ta puth në kokë dhe t’i them më fal. Ajo do të dalë dhe do ta kuptojë që më ka rënë në qafë, nuk dua ta diskutoj më fare atë debat. Unë edhe në dhomën e rrëfimit nuk kam folur kurrë keq për Beniadën”,- u shpreh ajo ku nuk mundi t’i përmbante as lotët.

Artikulli paraprakSKANDALI I PAGAVE/ NGA BASHA TE BARDHI E ALEATËT E PD, JA SA PAGUHEN ZYRTARËT E OPOZITËS
Artikulli tjetër(VIDEO) AKSIDENTOHET FATIONI I “PËR’PUTHEN”! SI PARAQITET GJENDJA E TIJ SHËNDETËSORE?