Turqi, dy gazetarët e arrestuar: Një mesazh i paramenduar

Dy vëllezërit gazetarë të arrestuar në Turqi, njëri shkrimtari i njohur Ahmet Alltan dhe tjetri Prof. Dr. Mehmet Alltan do të mbahen në paraburgim të paktën deri me datë 20 shtator. Vendimi është dhënë nga gjykata, ndërkohë të dy gazetarët e njohur përmes avokatëve të tyre kanë përcjellë dhe mesazhet e para për opinionin publik. Gazetari dhe shkrimtari, Ahmet Alltan në shkrimin e tij shprehet se është i sigurtë që akuzat ndaj tij do të hyjnë në histori si një rast i paprecedentë. “Është e sigurtë që këto akuza do të hyjnë në histori si një rast të paprecedentë. Megjithatë, është e vështirë të thuash nëse do të hyjnë në historinë e drejtësisë apo të humorit”. Ndërkohë, Prof. Dr. Mehmet Alltan thotë se “nëse do të kishte fuqi të jashtëzakonshme të subkoshiencës, është e sigurtë që do ta përdorja në funksion të një Turqie demokratike dhe të shtetit të së drejtës”. Të dy gazetarët, vëllezërit Alltan janë arrestuar një javë më parë pasi akuzohen nga autoritetet turke si të dyshuar për thirrje dhe nxitje të tentativës së grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut në Turqi. Vëllezërit, Ahmet dhe Mehmet Alltan prej një jave mbahen të paraburgosur, dhe vetëm pas 5 ditësh janë lejuar që të takohen me avokatët e tyre. Të dy gazetarët, të cilët mbahen të arrestuar në ambientet e Drejtorisë së Anti Terrorit në Stamboll, kanë kundërshtuar akuzat e prokurorit Xhan Tunxhaj për “mesazhe të paramenduara”. Prokurori i çështjes, menjëherë pas vendimit për arrestimin e dy vëllezërve Alltan është larguar me pushime, ndërsa Ahmet Alltan, duke kundërshtuar një akuzë të tillë thotë se “një mendje e tillë, mund të pretendojë që ne kemi fuqi të mbinatyrshme për të folur me jashtëtokësorët, mund të pretendojë që dhe natën mund të veshim kostumin e Superman-it dhe të fluturojmë në qiell, mund të pretendojë që kemi fuqi manjetike, të cilat mund t’i përdorim për të zhvendosur malet”. Ndërsa, Prof. Dr. Mehmet Alltan në përgjigje të akuzave të ngritura ndaj tij, thotë se “nëse do të kisha fuqi të mbinatyrshme, padyshim dhe menjëherë do t’i kisha përdorur në të mirë të Turqisë, që ajo të mos ishte kjo që është sot dhe do t’i kisha përdorur për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Turqi”. Të dy gazetarët janë arrestuar me datë 10 shtator dhe do të mbahen në paraburgim, të paktën deri me datë 20

Artikulli paraprakITALI:E DASHURA E GJEN SHQIPTARIN ME LITAR NE FYT,ZBULOHET E VERTETA E VDEKJES
Artikulli tjetërPILOTI NDRYSHON MENDJE.AVOKATI I GUIDIT:ISHTE TURIST