Turqi, plane për sulm me bombë vritet anëtari i ISIS,4 arrestohen

Një person, i dyshuar si anëtarë i grupit ISIS, është vrarë në Turqi ditën e sotme, si dhe u arrestuan 4 të tjerë. Sipas policisë turke, dyshohet se personat në fjalë po planifikonin një atentat me bombë. Automjeti që transportonte pesë të dyshuarit u ndalua në rajonin jugor të Hatayt, në kufi me Sirinë, pas informacioneve se “ata kishin ardhur në Turqi për të kryer një atentat me bombë”, deklaroi zyra e guvernatorit të provincës. Sipas tij, 4 personat e arrestuar u dorëzuan, ndërsa ndaj të pestit, një shtetas sirian, zjarri ishte i detyrueshëm, sepse po tentonte të sulmonte policinë.

Artikulli paraprakDHUNE NE FAMILJE, VJEDHJE ,KANOSJE E KALIM I PALIGJSHEM KUFIRI,NGJARJET E 24 OREVE NE SHKODER
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY SHQIPTARË NË KAKAVIJË