Shpërthimi i një makine bombë ka goditur selitë e policisë në jug-lindje të Turqisë, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur të paktën 39 të tjerë.

Një grua dhe një fëmijë janë në mesin e të vdekurve. Ekipiet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë përmes rrënojave në vendin e ngjarjave në rrethin Cinar, provinca Dijarbakir. Zyrtarët fajësuan militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që janë aktivë kryesisht në krahinën kurde. Megjithatë asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Bomba u vu në hyrje të kompleksit policor në Dijarbakir, thonë zyrtarët. Nga shpërthimi gjithashtu u dëmtuan edhe ndërtesat përreth, ku një nënë dhe fëmija e saj u vranë. Mendohet se sulmuesit kanë qëlluar edhe me raketa në seli. Provinca e Dijarbakir ka parë gjithnjë e më shumë kohët e fundit përleshje të dhunshme mes separatistëve të PKK dhe ushtrisë turke.

Artikulli paraprakINDONEZIA PËRBALLET ME NJË SËRI SHPËRTHIMESH
Artikulli tjetërKESH NIS SHKARKIMET NGA VAU DEJËS, NUK KA RREZIK PËR PËRMBYTJE KESH