Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Stambollit në sheshin Taksim, ku raportohen viktima dhe të plagosur.

Deri tani mësohet se dy persona kanë humbur jetën ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur, por ky nuk është numri zyrtar i të lënduarve, raporton CNN turk. Ngjarja ka ndodhur në një ndër rrugët e këmbësorëve më të populluara Istiklal, në sheshin Taksim, e cila ka qenë e mbushur me njerëz në momentin e shpërthimit. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe numri zyrtar i të lënduarve.

Artikulli paraprakSOT MBAHET KONGRESI I SOCIALISTEVE, THIRREN 1500 DELEGATE
Artikulli tjetërRritja e sigurisë rrugore, aksioni i task forcës në Lezhë