Një biletë për të parë ndeshjen Turqi-Shqipëri, e vlefshme për EURO 2020, do të kushtojë vetëm 700 lekë.

Njoftimi është dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ajo ka njoftuat se biletat do të dalin në shitje në 4 tetor në dyqanin e FSHF-së. Ndeshja do të luhet në datën 11 tetor 2019 ora 20:44 në stadiumin “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll.

“FSHF njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë shitjen në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF. Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019 ora 20:45. Bileta kushton 700 lek dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta”, njofton Federata Shqiptare.

Artikulli paraprak‘U DUARTROKIT NË ÇDO STADIUM KU GJYKOI’/ NDAHET NGA JETA ISH-ARBITRI SHQIPTAR
Artikulli tjetërMETA TAKON KRYEMINISTRIN ESTONEZ: KEMI BESIM TE VENDET BALLTIKE PËR VENDIMIN E 18 TETORIT