Një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter goditi Kahramanmaras-in e Turqisë, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët.

Lëkundjet u regjistruan në orën 12:19 të mesditës me orën turke, me një thellësi fokale prej shtatë kilometrash, ndërsa dy lëkundje të tjera të forta pasuan në më pak se një orë. Konkretisht, një lëkundje me magnitudë 4 ka ndodhur në orën 12:23 dhe një tjetër me magnitudë 4.2 në orën 13:04.

Kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë (AFAD) tha se nuk ishte raportuar për dëme apo viktima, ndërsa një profesor turk i sizmologjisë ia atribuoi lëkundjet pas lëkundjeve të tërmeteve shkatërruese të shkurtit.

Artikulli paraprakAKSIDENTET NË PUNË, 32 PERSONA HUMBËN JETËN NË 2022, SEKTORI ME RREZIK ‘DELIVERY’
Artikulli tjetërKODRA: ECURIA E APLIKIMEVE TË SUBVENCIONEVE I MADH