Nga sot, e hënë (15 janar), hyn në fuqi vendimi i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë për vendosjen e biletës së hyrjes për në Hagia Sophia për turistët e huaj .

Ministria ka përfunduar ndarjen e hyrjeve për ata që do ta vizitojnë atë për qëllime kulturore apo turistike. Tarifa e hyrjes për të huajt që hyjnë në xhaminë historike për qëllime turistike është 25 euro.

Në një njoftim lidhur me këtë nga Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit thuhet: “Në kuadër të restaurimit dhe mbrojtjes së monumentit të nisur nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Ersoy, është planifikuar të vendoset një biletë për vizitorët dhe do të vihet në funksion më 15 janar. Gjithashtu, janë instaluar kamera sigurie, sisteme për zbulimin e zjarrit dhe sisteme të njoftimit emergjent, ndërsa janë marrë masa mbrojtëse përgjatë rrugës së vizitës së xhamisë ”.

Në të njëjtin njoftim theksohet se “qytetarët e Republikës Turke që do të vizitojnë xhaminë do të vazhdojnë të hyjnë pa pagesë përmes hyrjes së parashikuar për këtë arsye”.

Në raportet e shtypit turk theksohet se punimet e pastrimit së mbulesave të mermerit dhe kangjellave prej druri në dyshemenë e galerisë së monumentit janë kryer pas miratimit dhe mbikëqyrjes së komisionit shkencor kompetent. Gjithashtu, me një sistem të veçantë kufjesh dhe me një kod QR, vizitorët do të mund të informohen për monumentin në 23 gjuhë në një mjedis të qetë pa i shqetësuar pelegrinët që do të luten në të.

Artikulli paraprakKURTI NË REÇAK: CIVILËT U VARROSËN PAS 4 JAVËSH, KJO TREGON QË SERBIA U PËRPOQ TA DEFORMONTE TË VËRTETËN
Artikulli tjetërRAMA NDAN PAMJET NGA VELIPOJA: PASTRIMI NUK NJEH STINË DHE AS DITË PUSHIMI