Autoritetet e Turqisë kanë lëshuar urdhër-arreste për 42 gazetarë, në aksionin e nisur pas grushtit të dështuar të shtetit.

Në listë është edhe komentatori i njohur dhe ish-anëtari i parlamentit, Nazli Ilicak. Në vitin 2013 ky gazetar ishte përjashtuar nga puna në gazetën proqeveritare Sabah, për shkak se i kishte kritikuar ministrat e përfshirë në një skandal të korrupsionit. Qeveria për këtë skandal të profilit të lartë, kishte fajësuar kleriukun turk, Fethullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara. Ankaraja e akuzon sërish Gulen se ka dorë në përpjekjen për grusht shteti më 15 korrik. Autoritetet turke janë kritikuar gjerësisht edhe para grushtit të shtetit për kufizime të lirisë së shtypit.

Artikulli paraprakMARREVESHJA ME MALIN E ZI, KUVENDI MBLIDHET ME 3 GUSHT
Artikulli tjetërFLORIDA, TË SHTËNA NË KLUBIN E NATËS. DY TË VDEKUR, 17 TË PLAGOSUR