Frika e institucioneve turke se në Shqipëri janë një rrjet shkollash që drejtohen nga Fetullah Gylen, është aq e madhe sa edhe në një aktivitet festiv siç ishte 25-vjetori i medresesë “Haxhi Sheh Shamia” nuk u anashkualua ky fakt nga përfaqësues të këtij shteti.
Kur të pranishmit po prisnin që zëvëndësambasadori i Turqisë në vendin tonë, të evidentonte vlerat dhe sukseset e medresese, Sinan Cem Bas nënvizoi me zë të lartë rrezikun që sipas tij i vjen Shqipërisë nga këto shkolla. Diplomati i lartë turk shkoi deri aty sa tha se në këto ndërtesa ka edhe dhoma të fshehta të cilat shërbejnë për t’u shpëlarë trurin nxënësve.
Pak javë më parë, edhe kryekëshilltari i presidencës turke Seref Malçok, gjatë një vizite në Shkodër, paralajmëroi autoritetet shqiptare për rrezikun që vjen nga FETO, duke thënë se Turqia e këshillon Shqipërinë si një mik të mirë.