Turqia bombardoi ashpër objektiva të Shtetit Islamik në veri të Sirisë, ndërsa raportohet se rebelët sirianë janë gati të nisin një ofensivë kundër këtij grupimi terrorist.

Ankaraja përdori pozocionet e saj të artilerisë brenda kufirit turk për të bombarduar Shtetin Islamik, por edhe pozicionet e milicive kurde YPG në qytete kufitare siriane Jarablus dhe Manbij. Ndërkohë, mediat raportojnë se rreth 1500 rebelë sirianë të mbështetur nga Turqia gjenden në qytetin kufitar turk Gaziantep dhe janë gati që të hidhen në sulm. Raprezalja turke pason sulmin kamikaz që i kushtoi jetën 51 personave në një dasmë po në këtë qytet. Analistët ndërkohë thonë se sulmi kamikaz mund të ketë qenë një reagim i Shtetit Islamik ndaj ofensivës që po përgatitet kundër militantëve brenda kufirit turk. Ndërsa artileria turke bombardonte Shtetin Islamik, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuçoglu deklaroi se kjo organizatë terroriste duhet të spastrohet plotësisht nga veriu i Sirisë. Por predhat turke ranë edhe mbi luftëtarë kurdë të cilët luftojnë kundër Shtetit Islamik, por gjithashtu konsiderohen si armiq nga Turqia. Sipas Ankarasë, milicitë kurde YPG që i kanë shkaktuar shumë dëme terroristëve në Siri, janë krahu ushtarak i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup rebel që lufton për autonomi brenda Turqisë që prej viteve 1980. Ekspertët thonë se sulmet e fundit me bomba në Turqi, që janë kryer nga Shteti Islamik, por edhe nga kurdët, kanë bërë që Ankaraja të reagojë ashpër ndaj të dyja këtyre grupimeve, pavarësisht se janë anë të kundërta në të njëjtin konflikt.

Artikulli paraprakKOSOVË/SHPËRTHIM GRANATE NË OBORRIN E RTK
Artikulli tjetërTRE SHQIPTARE NE PRANGA.GRABISNIN BANESA NE ITALI