96-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë mblodhi në Tiranë ministra, përfaqësues të komuniteteve fetare, të biznesit dhe të medias.

Në fjalën përshëndetëse ambasadori i Republikës turke në Tiranë Murat Ahmet Yörük bëri një retrospektivë të 96 viteve që ka kaluar shteti turk, që nga themelimi i republikës moderne nga Qemal Ataturk dhe deri më sot. Sipas ambasadorit Yoruk, edhe pse Turqia është ndeshtuar me krizën me të rëndë humanitare që pas Luftës së Dytë Botërore dhe sot strehon 4 mln refugjatë, sërish ia ka dalë mësë miri.

Ndër të tjera ambasadori Yörük u ndal në marrëdhëniet shqiptaro-turke.

“Ne çmojmë historinë e përbashkët shekullore dhe miqësinë aktuale me Shqipërinë. Sot ne nuk festojmë vetëm 96-vjetorin e themelimit të Republikës turke, por edhe të miqësisë turko-shqiptare. Ne sot në Shqipëri jemi investitorë në sektorin financiar në telekomunikacion, aviacionin civil, shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë”

Sipas ambasadorit Yoruk edhe sot Turqia ndeshet me sulme terroriste nga kurdët, por edhe me sulme të brendshme duke iu referuar grushtit të dështuar të shtetit të 2016.

Turqia si pjesë e G20 është një ndër 6 ekonomitë më të konsoliduar evropiane, theksoi ambasadori Murat Ahmet Yörük.

Artikulli paraprakTRE SHQIPTARË TENTOJNË TË TRAFIKOJNË 40 KG DROGË NË DUBROVNIK
Artikulli tjetërSTUDIMI/ JA SI DO DUKENI PAS DISA VITESH QËNDRIM NË ZYRË