Kujdestarët e jetimëve janë duke u hetuar nga autoritetet turke, pasi dyshohen se kanë lidhje me organizimin e puçit të dështuar, në muajin korrik.
Sipas një zyrtari nëse vërtetohet se kujdestarët e jetimëve janë të përfshirë në ngjarjet e korrikut, fëmijët do të largohen nga shtëpitë. Mediat lokale thonë se rreth 5,000 familje strehuese dhe disa institucione të lidhura janë duke u hetuar. Mbi 125,000 njerëz janë shkarkuar ose pezulluar nga puna dhe rreth 40,000 të tjerë janë arrestuar, pas përpjekjes për puç. Parlamenti Evropian javën e kaluar ka votuar për ndërprerjen e përkohshme të bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE. Qeveria thotë se hetimet e saj janë të nevojshme për të frenuar ndikimin e Fethullah Gulenit, klerikut mysliman që akuzohet nga Ankaraja për orkestrim të puçit.