Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpriti një konferencë shkencore të organizuar nga Instituti “Yunus Emre” mbi figurën e Hasan Riza Pashës i cilësuar si heroi i Shkodrës dhe marrëdhëniet Turqi-Shqipëri nga e kalaura në të tashmen. Drejtues të rëndësishëm institucionesh në Turqi u përdorën fjalët e Mbretit Zog duke thënë se Turqia e mbrojti Shqipërinë sepse do ishte dëmtuar edhe më shumë në luftrat nga sllavët.

Turqia tha drejtori i Arkivave në Turqi Ugur Unal i ka dorëzuar Shqipërisë 600 mijë dokumente të digjitalizuara që datojnë nga shekulli i 15-të dhe që vërtetojnë sipas tij marrëdhëniet mes dy vendeve.

Universiteti i Shkodrës firmosi edhe një marrëveshje me universitetin Kastamonu në Turqi ndërsa i pranishëm ishte rektori Ahmed Hamdi Topall.

Gjatë kësaj konference shkencore profesor nga Turqia dhe Shqipëria kumtuan rreth figurës të Hasan Riza Pashës dhe marrëdhënieve shqiptaro-turke. Turqia praninë e saj për afro 500 vite në Shqipëri në kohën e Perandorisë Osmane nuk e quan një pushtim siç e kemi mësuar në librat e historisë por një mbrojtje të vendit tona dhe lidhje të afërt mes dy popujve.

Artikulli paraprakVIJOJNË PUNIMET NË RRUGËN E DUKAGJINIT
Artikulli tjetërSAHATI I SHKODRËS, RIKTHIMI I NJË SIMBOLI!