Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

‘Dardanët’ janë mposhtur në udhëtim nga Turqia me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së katërt të grupi I. Ishin vendasit që patën iniciativën në minutat e parë të ndeshjes, por këtij presioni i bëri mirë ballë Kosova, me mbrojtje të fortë dhe mirë të organizuar. Duke hasur në mbrojtje të ngjeshur, Turqia provoi disa herë edhe goditje nga jashtë zona, por ishte Samir Ujkani në nivel të detyrës, me disa pritje të jashtëzakonshme. Vlen të ceket pritja që i bëri goditjes së fortë të Hakan Calhanoglu nga gjuajtja e lirë.

Artikulli paraprakTURQI-KOSOVË, SKUADRA VENDASE DYFISHON REZULTATIN
Artikulli tjetërSHOKOHET SHQIPËRIA, IZRAELI 0-1, GJIMSHITI DEL ME TË KUQE NGA LOJA