Presidentin turk Recep Rayyp Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të japë kontributin e nevojshëm, nëse diçka e tillë kërkohet nga Kosova dhe Serbia.
Ai këto komente i bëri në në Stamboll, më 3 shkurt, me rastin e vizitës së parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi.
“Ne i kushtojmë rëndësi madhore zhvillimit të marrëdhënieve paqësore të Kosovës dhe të gjithë fqinjëve të saj. Në këtë suazë ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të dëshmojnë një qasje paqësore e konstruktive. Shpresojmë që procesi i dialgout me Serbinë të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, u shpreh Erdogan.