Sipas gazetës “Vatan”, kanë përfunduar punimet e një sistemi të ri të suksesshëm që është ndërtuar për siguri kombëtare.
Sistemi prodhim vendor i mbrojtjes ajrore “Koral” ka hyrë në inventarin e Forcave Ajrore Turke. Ky sistem neutralizon sistemet e armikut për raketat, avionët dhe radarët. Sistemi ka aftësi që në të njëjtën kohë të reagojë ndaj disa objektivave. “KORAL” është një sistem i zhvilluar nga inxhinierët turq. Sistemi ka aftësi pothuajse ta paralizojë të gjithë hapësirën ajrore të armikut. “Koral” identifikon radarët e objektivit dhe i nxjerr ata jashtë përdorimit me anë të sinjaleve që dërgon. “KORAL” është një Sistem i Lëvizshëm i Luftës Elektronike. Ai mund të integrohet në mjetet ushtarake taktiko-operative. Duke qenë se sistemi punon me një frekuencë të gjerë, ai është në gjendje të neutralizojë armatimet e armikut që ndodhen në një distancë dhjetëra kilometra larg nga vendi ku është instaluar. Ky sistem do të marrë për sipër një detyrë të rëndësishme në mbrojtjen e vendit. Deri më sot sistemi ka kaluar më shumë se 1 mijë teste. Vetëm për zhvillimin e projektit janë harxhuar më shumë se 500 mijë orë pune projektimi.“KORAL” do të përdoret në mënyrë aktive në kufirin me Sirinë.