Gjatë vizitës së tij në Prishtinë zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, i ka bërë thirrje vendeve myslimane, që ta njohin Kosovën si shtet.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, do ta forconte botën islamike”, ka thënë Kurtulmus pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova. “E shohim Kosovën si njërin nga vendet me të cilat Turqia ka lidhje shumë emocionale”, ka thënë ai. “Këtu jemi edhe njëherë që t’iu bëjmë thirrje vendeve islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës sa më parë që të jetë e mundur”. Algjeria, Azerbejgjani, Iran, Iraku, Lebani, Maroku, Sudani, Siria, Tunisia, Palestina janë disa nga vendet myslimane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shumica për shkak lidhjeve të ngushta që kanë me Rusinë, e cila e përkrah shumë Serbinë në qëndrimin që ka për Kosovën.

Artikulli paraprakNE GJURMËT E SPAÇIT, QË RËNKON DHE PËRCJELL MESAZHE
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI I POEZIVE “TË PATHËNAT” NGA SKËNDER TEMALI