Vazhdon kërkimi për autorin e masakrës në klubin e natës në Stamboll ku mbetën të vrarë 389 persona natën e ndërrimit të viteve.
Nuk dihen ende shkaqet e sulmit, por ka dyshime se është pjesë e Shtetit Islamik, që ka lidhje me dy sulmet e fundit terroriste këtë vit në Turqi. Dyshohet se ai është anëtar i degës East Turkestan të ISIS. Presidenti Taip Erdogan tha se ky grup u përpoq të krijonte kaos. “Po përpiqen të na demoralizojnë dhe të destabilizojnë vendin tonë” shtoi ai. Partia Kurde është distancuar nga sulmi, dhe kreu i saj Murat Karayilan është cituar duke thënë: ” Kurrë nuk shënjestroj civilë” Më përpara ministri i Brendshëm Suleyman Soylu konfirmoi se vazhdonin kërkimet për terroristin. “Shpresojmë se do ta arrestojmë shpejt” tha ai. Por ndërsa kërkimet vazhdojnë për disa prej viktimave u është dhënë lamtumira e fundit Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin sulmuesin e armatosur duke shtënë jashtë klubit të natës para se të hynte brenda e të vriste së paku 39 persona. Dy viktima e tij të para kanë qenë roja e sigurisë dhe një turist arabo-izraelit. Besohet se në kohën e sulmit, në klub gjendeshin të paktën 500 persona që po festonin ndërrimin e viteve.