Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, do jetë sot në Shqipëri në 17 shtator, në kuadër të turit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas axhendës zyrtare, Donald Tusk ka nisur takimin me kryeministrin Edi Rama në orën 15:00, ku në fokus do të jetë vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave më 18 tetor.
Por teksa në Maqedoninë e Veriut në 11:00 u takua me Presidentin dhe në 11:45 me kryeministrin Zoran Zaev pati edhe një konferencë, në Shqipëri nuk do të takojë asnjë përfaqësues tjetër politik përveç kryeministrit Rama, përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta.

Tusk është zyrtari i dytë ndërkombëtar, pas Zyrtarit të DASH, David Kostelancik, që gjatë vizitës në Shqipëri nuk takon presidentin e Republikës. Tusk do të jetë edhe i pari zyrtar që do të japë lajmin për vendimin që do të merret për hapjen e negociatave në tetor.

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk deklaroi sot nga Tirana se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të integrimit në Tetor. Ai vlerësoi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, por kërkoi që të vijojë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi.
“Sot ju më thatë se e meritoj këtë medalje për mbështetjen e dhënë, këtë yll të madh. Medalja më e madhe do të ishte çelja e negociatave për Shqipërinë. Në sajë të përpjekjeve tuaja i jemi afruar këtij objektivi dhe askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël, as në Tiranë dhe as në kryeqytetet e BE-së. Në qershor krerët e BE-së u angazhuan për një vendim të qartë me ju dhe Maqedoninë në Tetor. Po i afrohemi më shumë këtij momenti. BE-ja duhet të celë negociatat, si me Shqipërinë edhe me Maqedoninë.
Në takimin e sotëm diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit, ky fiksim i BE-së me sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi është pjesë e ADN-së sonë dhe ka për të qenë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar.
Për ndryshe projekti europian nuk do të qëndronte dot në themele të forta. Integrimi i Shqipërisë dhe rajonit është në interes edhe të Europës, pasi nuk do të jetë Europë stabël pa integrimin e të gjithë Ballkanit. Këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të të ardhmes tonë, askush nuk po i bën askujt ndonjë nder” tha Tusk.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi Presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk me medaljen e ‘Yllit të Mirënjohjes’ për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Rama tha se Tusk ka qenë avokat i procesit të zgjedhimit të BE-së me vendet e rajonit.

Presidenti rikthehet në Shqipëri dhe është sot këtu në funksion të asaj që ka qenë një prej pikave të palëvizshme të referimit të lidershipit të tij, procesi i integrimit të Ballkanit në BE. M

ë vjen shumë mirë që pata mundësi ta falenderoj për gjithcka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të një moment të vecantë për mua dhe për ne, shpresoj edhe për të duke i akorduar yllin e madh të mirënjohjes dhe me atë rast duke ndarë disa momente të rëndësishme jo simbolikisht në historinë e përbashkët mes vendit të tij dhe vendit tonë.

Më vjen shumë mirë ta nënvizoj edhe qartësinë që Tusk është shprehur gjithnjë në raport me këtë proces dhe të cmoj përpjekjen e tij konstante si avokat i procesit të zgjedhimit rë rajonit në BE. Tuks është këtu për të dhënë një mesazh publik” tha Rama.

Artikulli paraprakDO VIDHNIN SHINAT E HEKURUDHËS NË FUSHË-KRUJË, PRANGOSEN TË RINJTË
Artikulli tjetërRAPORTI I OSBE / ODIHR, SKANERI QË NDAN SHTETIN E PROPAGANDËS NGA SHTETI I SË DREJTËS