Në marsin e këtij viti pas bashkimit të tri partive shqiptare për herë të parë shqiptarët arritën të fitojnë komunën e Tuzit në Malin e Zi duke zgjedhur kryetarin e ri Nikë Gjeloshaj.

Kjo fitore rezultoi historike për shqiptarët në Tuz ndërsa tashmë prej pothuajse 8 muajsh komuna drejtohet nga Nikë Gjeloshaj. Por një qytetar i Tuzit Nikollë Junçaj i cili thotë se bashkimi i tri partive shqiptare para zgjedhjeve erdhi pas një letra të mbyllur të Presidentit Ilir Meta u arrit koalicioni por sipas tij komuna e Tuzit pas disa muajsh nuk po drejtohet ashtu siç duhet nga kryetari Nikë Gjeloshaj duke treguar edhe arsyet përkatëse.

Ndryshe nga Junçaj i cili ka kritika për drejtimin e komunës së Tuzit, kreu i kësaj komune Nikë Gjeloshaj pretendon se po udhëheq siç duhet duke bërë tashmë gati disa projekte që ai i quan të mëdha për përmirësimin e jetës së shqiptarëve atje.

Komuna e Tuzit deri më tani edhe pse me shumicë shqiptare është drejtuar nga malazezët derisa u desh marsi i këtij viti për të arritur këtë fitore historike.

Artikulli paraprakKOPLIK, QYTETARËT: MUNGON NJË QENDËR KULTURORE
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS FESTIVALI I KËNGËS QYTETARE “LULEBORË”