Shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi zhvilluan aktivitetin “Miss Malësia” i kthyer në traditë. Vajzat e Tuzit që jetojnë brenda dhe jashtë vendit morën pjesë në këtë kompeticion bukurie. “Miss Malësia” u fitua nga Ana Dedvukaj e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Miss Malësia 2023” nisi me një përkujtim për figurat e shquara të Ttuzit që kanë humbur jetën vitet e fundit.
Organizatori i “Miss Malësia” , Arben Nikprelaj u shpreh se malësorët e Tuzit u bënë bashkë në këtë aktivitet.
Kjo natë përveç garës nga miset e pëzgjedhura vijoi edhe me interpretim këngësh nga artististë të njohur por edhe këngëtarë të rinj. Më 25 gusht do të mbahet “Miss Malësia” në Xhubletë , një tjetër aktivitet plot vlerë për shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi.