Liderët e partive shqiptare në Tuz deklaruan pasi mësuan se kanë fituar zgjedhjet për komunën se bashkimi mes tyre ishte çelësi për të siguruar fitoren përballë socialdemokratëve të Gjukanoviç.
Bartësi i listës shqiptare Nikë Gjeloshaj ia dedikon këtë fitore më së shumti diasporës, pra shqiptarëve të Amerikës.
Mark Gjonaj, këshilltari i bashkisë së Neë Yorkut e rendit fitoren e Tuzit nga shqiptarët si një prej katër ngjarjeve më të rëndësishme që ka përjetuar në jetën e tij.
Tashmë pritet që komisioni i zgjedhjeve në Tuz të nxjerrë edhe rezultatin zyrtar për të konfirmuar 16 këshilltarët e koalicionit shqiptar në këtë fitore si dhe si do të ndahen 16 vendet e mbetura në listat e tjera që kandiduan