Biznesi i vogël do të paguajë tashmë tatim mbi vlerën e shtuar në masën 20%, vendim i cili tashmë ka hyrë në fuqi që me datën 1 prill. Kjo gjë për bizneset duket se do të jetë një falimentim total dhe rrënim përfundimtar për ta.
Për kreun e bashkimit të sindikateve Qarku Shkodër Albert Tukaj e cilësoi këtë një mashtrim të qeverisë ku kryeministri erdhi në pushtet duke premtuar lehtësim për biznesin e vogël ndërsa tani po takson pa të drejtë ndaj ai thotë se i ka bërë thirrje përfaqësuesve të biznesit të vogël që të fillojnë valën e protestave
Kjo taksë sipas Tukës do të ndikojë në mbylljen e bizneseve
Bashkimi i Sindikatave lidhur me ngjarjes e fundit solidarziohet me qytetarët e kukësit të cilët kundërshtojnë taksën 5 euro në rrugën e kombit.
Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është praktikisht rritje takse që do rëndojë xhepat e konsumatorëve për mallra dhe shërbime të ndryshme.Kjo është hera e parë që biznesi i vogël detyrohet të paguajë TVSH-në. Në këtë skemë deri më tani ishin bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë.