Partia Demokratike akuzuan Qeverinë në Kuvend për atë që quajtën “koncesioni më i fundit që po përgatitet të jepet”, e që sipas tyre do të bëjë mbledhjen e të ardhurave.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani reagoi duke deklaruar se koncesionari nuk do të merret me të ardhurat.Por ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se pikërisht ministri që mohoi koston e këtij koncesioni, i ka shkruar një letër kryeministrit Edi Rama, ku e kundërshton këtë nismë si të papranueshme.“Ky është i kohës së komunizmit, çdo gjë e bën me letra që kur të vijë prokuroria të hetojë e të thotë unë kam qenë kundër po ma imponunë. E dini kush e merr këtë koncesion 300 milionë euro për 10 vjet? Fiks vëllai i kryeministrit”, deklaroi Topalli.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE KRYEBUSHAT, PERPLASEN 2 AUTOMJETE
Artikulli tjetërFunny Horoscope – 16.1.2016