Pas thirrjes së Shoqatës së Biznesit, biznesi i vogël protestoi sot, duke ulur qepenat për një orë kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Tregu i Medresesë, ai Elektrik, Industrial dhe tregu Çam në kryeqytet mbyllën dyert për një orë.
Tregtarët paralajmëruan se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël do t’i çojë ata drejt falimentimit.
Sebashku me tregtare te tjere ne rrethe te ndryshme te Shqiperise, edhe tregtarët e Shkodrës i janë bashkuar protestës së sotme të biznesit të vogël për uljen e qepenave.
Rreth 360 tregtare te tregut te Zdrales ne qytetin verior kane kundershtuar taksen e vendosur per biznesin e vogel.Tregtaret shprehen se kjo takes do I coje ata drejt falimentimit dhe se protestat d ti vazhdojne deri ne zgjidhjen e problemit.
Protestes se tregtareve te Zdrales I eshte bashkuar edhe Bashkimi I Sindikatave te pavarura ku kryetari I kesaj sindikate Albert Tuka u shprej se kjo takes con tregtaret drejt falimentimit
Protesta u paralajmërua disa ditë më parë për të kundërshtuar përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së. Protestën një orëshe e ka mbështetur edhe opozita ku gjatë uljes së qepenave në disa tregje janë parë edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.